Historitë e paqena

Godiva nuk u zhvesh
E përjetësuara në poezinë e Alfred Tennyson, Lady Godiva, nuk kalëroi e zhveshur nëpër Coventry, në mënyrë që burri i saj, Leoferic të ulëte tatimet që i mblidhte nga të nënshtruarit e tij.
Ekzistojnë dëshmi për ekzistimin e saj. Ajo ishte një aristokrate anglo-saksone e shekullit të 11’të, por nuk ekzistojnë dëshmi historike për ngjarjen që atë e bëri të famshme, dhe e cila e përjetësoi atë në art. Rrëfimi për Lady Godiva’n e zhveshur për herë të parë përmendet në vitin 1236, në shkrimet Flores Historiarum, të kronistit Richardit nga Vendover. Gjatë shekujve, kjo ngjarje fitoi konotacionin e saj romantik, kulmi i të cilit u arrit në poemën e Tennyson, të shekullit të 19’të, e cila brenda vetes përmban të gjitha detajet që njihen edhe sot.
Vikingët nuk kishin brirë në përkrenare
Asnjë përkrenare e gjetur që u takonte vikingëve antikë nuk ka brirë. Kjo shtesë për herë të parë shfaqet në shekullin e 19’të, falë artistit suedez Gustav Malmstrom, i cili ato i përmendë në tregimin e tij për skandinavët e lashtë.
“Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dëshmi e besueshme që do të mbështeste reputacionin e dhunshëm të vikingëve”, pohon profesoresha Janet Nelson, historiane për mesjetën, në Kolegjin Mbretëror në Londër.
Kilti u shpik nga anglezët
Në vitin 1727, industrialisti skocez, Thomas Rawlinson, dëshironte që punëtorëve të tij në shkritore t’iu sigurojë veshje më të rehatshme se pelerinat e rrudhosura tradicionale. Versioni i tyre i shkurtuar në formë fundi ishte variant më i pranueshëm për kryerjen e punës në temperatura të larta.
Kilti u bë simbol skocez vetëm pasi u hoq nga përdorimi në Angli, në kohën kur skocezët tentuan ta rrëzonin nga pushteti mbretin George II, në shekullin e 18’të.
Perëndimi i Egër nuk ishte edhe aq i egër
Më shumë njerëz e pësuan gjatë xhirimit të filmave vestern në Hollywood sesa në Perëndimin e Egër të njëmendët. Në Cansas City, i cili nëpër libra dhe filma përshkruhet si në vend i anarkisë së plotë, në vitin 1878, që konsiderohet viti më vdekjeprurës në historinë e qytetit, u shënuan vetëm pesë vrasje. Kaq ishte numri i viktimave edhe në qytetin tjetër famëkeq, Tombstone, në Arizona, ndërkohë që në Deadwood (Dakota) ishin vrarë vetëm 4 persona.
Imazhi i Perëndimit të Egër si një vend ku njerëzit vriteshin përditë për herë të parë u shfaq në vitin 1902, në romanin e Owen Wister – babait të ‘vestern-fantastikës’. Dyluftimet në mesditë u dramatizuan në Broadway dhe u mitizuan nëpër filmat pa zë shumë kohë para se Gary Cooper të luante në filmin klasik “High Noon”, të vitit 1952.
Columbus nuk e zbuloi Amerikën
Christopher Columbus nuk ishte evropiani i parë që shkeli në Amerikë. detarët norvegjezë, nën komandën e hulumtuesit Leif Ericsson, arrit-n në Newfoundland qysh në vitin 1000.
Columbus faktikisht kurrë as që shkeli me këmbë në Amerikë. Ekspedita e tij e famshme, e vitit 1492, arriti vetëm deri në Bahama, ndërkohë që të tjerat vetëm deri në Dominicana dhe Karaibe, e më vonë deri në Trinidad dhe Martinique.
Mortajën nuk e shkaktuan minjtë
Ende vazhdon debati i pafund i historianëve lidhur me atë nëse Vdekjen e Zezë, që mes viteve 1347 dhe 1351, ua mori jetën 75 milionë njerëzve e shkaktuan minjtë.
Hulumtuesit nga Universiteti në Liverpool, në vitin 2001 erdhën në përfundim se mënyra e vetme me të cilën njerëzit e shekullit të 14’të dinin të përballeshin me infeksionin ishte futja e të sëmurëve në karantinë.
Meqenëse minjtë nuk dinin të respektonin hapësirën e mbyllur, ata e përhapnin sëmundjen gjithandej, por assesi nuk mund të konsideroheshin fajtorë për fillimin e saj.
Simptomat, si temperatura e befasishme dhe e lartë, kruarja dhe gjakderdhja e organeve të brendshme, bashkë me ënjtjen që shkaktohej nga mbledhja e gjakut nën lëkurë, ishin shenjat klasike të sëmundjes së ngjashme me Ebola’n, e cila sulmon sistemin nervor qendror.
Mail Online