Hitcfeld: Titulli, çështje kohe
Bajernit të Mynihut do t‘i duhet të bëjë pa sulmuesin Miroslav klose dhe mbrojtësin Filip Lahm për përballjen e sotme me kampionët në fuqi të Shtutgartit. Edhe kapiteni Oliver Kahn është në dyshim për këtë sfidë. Gjithsesi, me dhjetë pikë avantazh, bavarezët kanë shanse matematike të fitojnë Bundesligën, nëse Verderi humbet me Karlsruhen dhe Bajer mposht Shtutgartin. Hitcfeld pohoi për herë të parë në këtë sezon: "Është vetëm çështje kohe përpara se Bajerni të fitojë titullin e 21-të".