E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, apel zëvendësuesve

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka bërë të qartë se pret maksimumin nga lojtarët zëvendësues në sfidën ndaj Birmingemit, duke u premtuar atyre një vend në skuadër në Ligën e Kampioneve. "U kam thënë lojtarëve se është e rëndësishme që të gjithë të luajnë mirë, pasi nuk dihet kur do t‘i nevojiten skuadrës në momentet më të vështira. Shembulli konkret është Vladimir Smicer, i cili shënoi si zëvendësues ndaj Milanit në finalen e Champions 2005, edhe pse e dinte që nuk do t‘i rinovonim kontratën", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›