E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karvajo: Man Utd mund të dështojë

Rikardo Karvajo është i bindur se një fitore e Çelsit ndaj Mançester Junajtid në takimin e së dielës, mund të rihapë luftën për titullin kampion. "Nëse Çelsi fiton, atëherë gjithçka mund të ndodhë në dy takimet e fundit, pasi Mançester Junajtid do ta ndjejë trysninë. Ata do të kenë më shumë presion psikologjik në ndeshjet e fundit, ndaj do të kërkojnë me ngulm të mbyllin në barazim ndeshjen me ne, për të ruajtur distancën prej tri pikësh. Por ne vazhdojmë të besojmë te titulli", u shpreh Karvajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›