Hitchcock dhe "Hija e dyshimit"

Sonte, ora 19.00, në ekranin e Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" shfaqet "Hija e dyshimit" (Shadow of a doubt" i regjisorit të njohur anglez Alfred Hitchcock. Tek ky realizim i vitit 1943 interpretojnë aktorët Teresa Wright, Joseph Cotten, Macdonald Carey. Filmi zgjat 108 minuta dhe është i subtitruar në anglisht.
Charlotte Charlie Newton-it i është mërzitur qetësia që mbizotëron në jetën e saj. Ajo uron që të ndodh diçka vërtet emocionuese dhe e ka të qartë se për çfarë ka nevojë. Çfarë ndodh?
"Hija e dyshimit" shfaqet në "Marubi" një javë përpara 30-vjetorit të vdekjes së Hitchcock-ut. Këto janë rastet e vetme kur mund të shihet diçka nga krijimtaria e tij.
Në Arkivin Qendror Shqiptar të Filmit nuk ekziston asnjë film i këtij regjisori, i cili ka realizuar mbi 50 filma në karrierën e tij 60-vjeçare.
Ai u bë i njohur për teknikat e reja që futi në zhanrin e thrillerit psikologjik. Filmat e tij arrijnë ta mbërthejnë publikun me dy elementë: fantazinë dhe frikën. Hitchcock-u e nisi karrierën e tij në Angli në vitin 1922. Nga viti 1939 ai punoi kryesisht në Amerikë.
Academy Award e ka vlerësuar me 5 çmime si regjisori më i mirë me filmat: "Rebecca" (1940), "Lifeboat" (1944), "Spellbound" (1945), "Rear Window" (1954) dhe "Psycho", një film i realizuar në vitin 1960 dhe që para pak kohësh u shfaq në ekranin e "Marubit".