Hitleri me një testikul? Misteri u zgjidh
Një ish-mjek i ushtrisë gjermane, veteran i luftës së parë botërore, konfirmon atë që bota mjekësore dhe historianët e kanë aluduar disa herë
Atë çka e gjithë bota e dyshonte prej kohësh, e bëri të ditur një mjek i ushtrisë gjermane: Hitleri kishte vetëm një testikul. Një veteran lufte, Johan Jambor, e rrëfeu sekretin tek një prift në 1960-n, i cili më pas e shkroi. Shkrimi i priftit u zbulua 23 vjet pas vdekjes së Johanit.
Kjo gjendje shëndetësore e tiranit të famshëm të njerëzimit, pra kjo anomali e tij, për shumë vite ka qenë pjesë e një kënge britanike. Teksti i saj është disi komik: “Hitleri kishte vetëm një testikul / tjetri është në Albert Hall. Mamaja e tij, ia preu kur ishte i vogël..”- thotë kënga.
Por, deri tani, askush nuk ka pasur prova që Hitleri ishte monarchic (term mjekësor për ata, të cilët kanë një testikul).
Dokumentet tregojnë se Johani e ka parë këtë fakt me sytë e tij. Gjatë rrëfimit te prifti, ai ka zbuluar edhe gjëra të tmerrshme të përjetuara në periudhën kur shërbente si mjek në ushtri, në Luftën e Parë Botërore. Johan Jambor vdiq në moshën 94-vjeçare, në 1985, por ia tregoi sekretin e tij priftit Franciszek Paular, i cili e mbajti shënim bisedën e tyre.
Miku i Johanit, Blassius Hanczuch, i konfirmoi këto duke treguar madje, sesi mjeku (Johan) i kishte shpëtuar jetën Hitlerit në luftë. Ai tha: “Në 1916-n, ata ishin së bashku në një nga betejat më të forta të Luftës së Parë Botërore, Beteja e Somesë.
Për disa orë, Johan dhe miku i tij ndihmuan ushtarët e plagosur. Atij i kujtohet Hitleri. Ata e thërrisnin atë “i bezdisshmi”, sepse ai ishte shumë i zhurmshëm. Hitleri thërriste: “Ndihmë, ndihmë”, në mënyrë të vazhdueshme dhe me zë të lartë.
Barku dhe këmbët e tij ishin të mbuluara me gjak. Hitleri ishte plagosur në bark dhe kishte humbur një testikul. Pyetja e parë që i bëri doktorit ishte: “A do të jem më në gjendje të bëj fëmijë”?
Organet gjenitale të Hitlerit kanë shkaktuar edhe më parë debat. Disa historianë e kanë përdorur këngën “One ball” (teksti i së cilës u citua në fillim të këtij shkrimi) si propagandë. Por, një autopsi e supozuar e një mjeku rus, e ka hedhur poshtë këtë fakt. Faktet tregojnë se, Hitleri, gjatë betejës së Somesë, ka vuajtur nga dhimbjet në bark (ije).
Faktet e mësipërme janë botuar dje nga tabloidi britanik “The Sun”. Në të gjendeshin edhe fotot që shoqërojnë këtë shkrim, si dhe dëshmia e mikut të Johanit.
Është hera e parë që zhvillohet një intervistë me dikë, i cili është kujdesur për Hitlerin gjatë Luftës së Parë Botërore.
HISTORIKU
Puna e kësaj anomalie në trupin e Hitlerit është përmendur për herë të parë në vitin 1939 nga ata që bënin propagandë anti naziste.
Shkrimtari Donough O’Brien shkruante në atë kohë që babai i ti Tobi O’Brien krijoi disa vargje për të mbajtur lart moralin e forcave antinaziste duke satirizuar me këngë katër liderët kryesorë të tyre Gering-un, Hitlerin, Himmlerin dhe Gëbels-in.
Teksti i atëhershëm origjinal në anglisht, sipas dëshmive të shkrimtarit ishte:
“Gering has only one ball / Hitler’s are so very small / Himmler’s so very similar / and Gëbbels has no balls at all..”
Në këtë tekst që u përor gjatë nga ushtarët në front për të ngritur moralin, Hitlerit I atribuohet tjetër defekt. Vite më vonë, kënga u transformua. Në versione të ndryshme të saj, përdorur sidomos nga komedianët, flitej edhe se Hitlerit, “dëmtimin” ia kishte bërë vetë e ëma, për shkak të prapësive të tij.