Katyn, sot në akademinë Marubi
“Katyn” titullohet filmi që do të shfaqet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias, “Marubi”. Regjisori polak Andrzej Wajda sjell historinë e vitit 1940, ku shumë ushtarë polakë u kapën në pyjet e Katyn. Në 118 minuta film përshkruhet tragjedia e një brezi. Një numër i madh ushtarësh polakë bie në duart e ushtrisë sovjete dhe më vonë shndërrohen në viktima të stalinizmit.Në film theksohen rrethanat e komplikuara në të cilat është gjendur Polonia gjatë dhe pas luftës. “Katyn” ka kandiduar këtë vitpër “Oskar”, në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.