E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitzfeld kërkon fitore ndaj Kuqezinjve

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka bërë të qartë se tashmë është përqendruar maksimalisht në gjetjen e një rruge, që do ta çonte ekipin e tij në kampionatin botëror ‘Brazili 2014’. Skuadra helvetike kualifikimin në Botëror do ta kërkojë në Grupin E përballë Sllovenisë, Norvegjisë, Shqipërisë, Qipros e Islandës.

Strategu gjerman ka pohuar për mediat helvetike se tashmë ia ka vënë vetes objektivin për ta kualifikuar Zvicrën në Botëror, edhe atë si lider të Grupit E. E për ta bërë një hap të madh drejt arritjes së këtij qëllimi, Hitzfeld synon t’i fitojë dy ndeshjet e para kualifikuese – më 7 shtator ndaj Sllovenisë dhe atë të 11 shtatorit ndaj Shqipërisë.

“Qëllimi ynë në Slloveni do të jetë rrëmbimi i tri pikëve. Pastaj, në Luzern do ta kërkojmë fitoren e radhës ndaj Shqipërisë”, ka thënë Hitzfeld.

Ky i fundit tash për tash nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te skuadra e tij e re Bayern Munchen. Por, megjithatë, Hitzfeld insiston se Shaqiri mbetet një armë e fortë e Zvicrës. “I kemi një ose dy lojtarë që nuk po gjejnë hapësira në ekipet e tyre, por ata kanë klas ndërkombëtar. Nuk mund ta lë jashtë Shaqirin, vetëm pse ka përfunduar në bankinë te Bayerni”, ka theksuar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›