E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City insiston për Riberyn

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes ka udhëtuar në Munich javën e kaluar në mision të fshehtë për të bindur Franck Riberyn të nënshkruaj për Manchester Cityn, ka njoftuar të dielën revista angleze News of the World.

Bayern Munich pritet të humb yllin kryesor të ekipit nëse dështojnë të kalojnë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Hughes e përcolli Bayernin në humbjen nga Bordeaux. Ribery i cili aktualisht është i lënduar, kërkohet edhe nga Chelsea e Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›