E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb Shqiperine e mundim dy here

Euro 2012

Ish-lojtari i Barcelones Aleksandr Hleb i huazuar per nje vit te Birminghem Siti ne nje prononcim te tij ka llogaritur qe ne 5 ndeshjet e radhes 12 pike jane pothuajse te sigurta per Bjellorusine duke llogaritur dy fitore me Luksemburgun dhe dy me Shqiperine. Ne jemi ne gjendje qe te arrijme te grumbullojme minimumi 12 pike ne 5 ndeshjet e ardhshme kualifikuese u shpreh lojtari i Kombetares se Bjellorusise kundershtarit te perfaqesues sone me 12 tetor ne stadiumin Dinamo Stadion ne Minsk. Hleb pas fitores kunder Frances e sheh Bjellorusine si kandidate per te marre vendin e dyte ne grup. Nese e kemi fatin me vete sikunder me Francen ku mundem te shenojme gol nga pozicioni jashte loje mund te bejme sensacion ne Grupin D te eliminatoreve te Euro 2012 dhe te dalim ne vendin e pare theksoi ai. Shqiperia dhe Bjellorusia do te perballen ne Minsk me 12 tetor. Pikerisht ndaj ketij kundershtari do te jete edhe ndeshja e radhes e Shqiperise me 26 mars te vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›