E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pikturat e Ardian Tragajt

Durres

Ne Durres kam pasur dhe vazhdoj te kem shume shoke e miq. Aty kam pasur fatin te njihem me skulptorin e shquar Sabri Tuci autorin e nje nder veprave te mrekullueshme ne Galerine Kombetare te Tiranes gdhendur ne mermer Portretin e gruas me te cilin kam shkembyer nje korrespondence te rregullt dhe mjaft miqesore. Kur u perurua Galeria e Durresit me vullnetin e kembenguljen e disa dashamiresve artiste e vecanerisht te Vangjel Tocit pashe per here te pare mjeshtrin Spiro Golgota Ismail Hidrin Sali Xhixhen Pet Mimen etj. Shoket dhe koleget Skender Kokobobo Nelo Lukaci dhe Agim Faja jane apostujt e pare nga te trembedhjete te paret qe kryen Institutin e Larte te Arteve Figurative e qe kane mbi 55 vjet qe krijojne ne Durres. Shoku im Gavril Priftuli jeton me vepren e tij tingelluese e bashkekohore. Piktori dhe burri i vlerave artistike dhe qytetare Zef Ujka ishte perhere i afert ne takimet tona. Skulptori Dhimiter Harallambi na priste me kenaqesi ne studion e tij sikunder edhe grafiti e piktori Ruzhdi Raklli qe shpenzonte kohe edhe per probleme organizative ne ndihme te krijimtarise se kolegeve. Ne kete qytet u njoha me piktorin e talentuar Agim Shami qe shquhej per gjetjet kompozicionale dhe thellimin koloristik te tyre. Piktori Nikolet Vasija mbetet kerkues ne boten e tij magjepsese me nje figuracion ekspresiv bashke me piktoren Shpresa Beqiri e dhene pas figurave lirike dhe bukurise se femres. Qysh ne liceun artistik Jordan Misja jam njohur dhe ruajme miqesi me piktoret Agim Kavaja Koci Risilia Ilia Rrota etj. Skulptoret Qazim Kertusha dhe Idriz Balani shquhen per veprat e tyre ngritur dhe vendosur ne Kosove. Ne qytetin bregdetar dallohet piktorja Ermiona Nako me motivet e saj peizazhe sa impresive e aktuale aq edhe mbeshtetur ne tradite. Piktorja Marjana ka nje veshtrim personal dhe mjaft intrigues ne peizazhin tablo-urban sikunder mbaj mend edhe artisten Myrvete Dalani e ndjeshme dhe teper lirike. Une kam njohur talente si vellezerit Xhixha te cilet kane kryer akademine Brera te Milanos te talentuar dhe me formim kulturor skulptorin Ibrahim Reci dhe te birin Amarildo Met Bacin Sander Lleshin qe me shume kujdes dhe dashamiresi i qendroi prane piktorit te madh Omer Kaleshi ne ditet e piktures ne Durres gjate muajit maj 2010. Galeria Priftuli galeria Jozef galeria C.Vathit etj. jane qendra qe grumbullojne artiste me pervoje dhe te rinj te talentuar profesioniste e amatore. Piktori Besnik Biduli eshte shembulli i artistit pasionant aktiv dhe pjesemarres i ekspozitave ne Durres Tirane e gjetke qe vazhdon te punoje balle natyres duke mbushur shtepine e tij me peizazhe nga e gjithe Shqiperia. Se fundi desha te permend iniciativen e perbashket te koleksionisteve Muci Vathi e Bega dhe organizimin shembullor te Kolonise ne Durres maj 2010 qe shpresojme te vazhdoje me tej. E pra shkurtimisht keta jane shoket koleget dhe miqte e mi piktore e skulptore ne Durres. Te me fale ndonjeri qe pa dashje e kam harruar. Me i riu prej tyre eshte Ardian Tragaj ekspoziten e te cilit pata rastin ta shoh keto dite ne Durres ne galerine Jozef.

Ngjita shkallet e kesaj galerie dhe u befasova me nje ekspozite te nje artisti te panjohur te padegjuar e qe se kisha hasur kurrkund. I pashe punimet me kujdes pa autorin. Ate e takova pasi me pare u njoha me pikturat e tij. Ne njeren salle ishin vendosur portretet koka anonime realizuar ne formate te ndryshme me ngjyra vaji mbi telajo 16 piktura figurash te panjohura qe te rrethonin e veshtronin drejt e ne sy pasi zgjedhja e autorit ishte kompozim ballor i vendosjes se tyre mbi telajo pa u marre me trupin gjymtyret pa sfond peizazh etj. eshte menyre e njohur qysh nga e kaluara dhe arti primitiv e deri ne ditet tona ne artin e kultures afrikane aziatike ne pikturen bashkekohore me veprat e shume mjeshterve te medhenj e deri te reminishenca e artit femijeror i rrymave dhe drejtimeve te shumta. Ardian Tragaj ne menyre te thjeshtezuar skematike dhe te drejtperdrejte formeson rrumbullakun e kokes duke e kerkuar te vecante e origjinale e ku brenda skalit sy te inkrustruar qe shohin ngultas e mjaft shprehes. Modelon buzet gojen dhembet ne forma gjithfaresh duke i dhene figures pamje teper intriguese. Piktorit nuk i intereson modelimi plastik i formes se kafkes dhe muskujve qe e veshin ate as tipi dhe paraqitja e figures. Ai merret me masken qe vet rikrijon per te shprehur kategorine e individit tinezar cinik bujar fisnik qesharak zemergur i zi ne shpirt sentimental etj.. Piktori merret me zbulimin e botes se brendshme qe si nje radiograf arrin te futet ne thellesine e karaktereve per ti shprehur me mjete direkte te kursyera vizaton permes fytyres shpirtin e njerezve qe njeh sheh apo takohet. Ata kane emer jane te dominuar dhe te klasifikuar ata qendrojne ne mes te ngjashmerise dhe pangjashmerise per artistin duke arritur ne nivele te ndryshme sigurisht nuk mund te thuash se ne te gjitha punimet verehet niveli i deshirueshem i tyre. Pozicioni dhe qendrimi krijues i tij eshte i drejte aktualisht dhe shpresedhenes per me tej. Dhjete punimet ne sallen perkarshi jane nje gje tjeter ne strukturen kompozicionale dhe procesrealizues. ndonese per sa i takon abstragimit dhe perpjekjeve per te rikrijuar gjendje ekspresive mbi shtratin e nje pikture abstrakte-ekspresioniste jane ne te njejten linje. Peneli i mbushur me lengje ngjyre kapet lirshem ne siperfaqen e lemuar duke rikrijuar gjendje dramatike e lirike qe te bejne te vemendshem dhe kureshtar ndaj teknikes dhe modelimit ekspresiv. Nje grua shtatzene me barkun-mal kembet e nje kafshe se prapthi koka kafshesh te njohura te para e te papara te shpikura epokash te nderthurura jane piktura te ngarkuara me metafora qe kalojne ne kufijte e piktures surrealiste abstrakte e plot ngarkesa ekspresive. Kur u takova me piktorin Ardian Tragaj atehere forcova bindjen se gjithcka eshte bere me ndergjegje dhe siguri. Piktura atij i qendronte ne skutat e shpirtit duart i hanin dhe gjithcka rrotullohej rreth piktures dashuri e hershme por qe kishte shperthyer tani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›