E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb rikthehet në BATE Borusov

Alexander Hleb është rikthyer në atdhe. Mesfushori bjellorus është rikthyer në klubin në të cilin e kishte nisur karrierën profesioniste, BATE Borisov.

31 vjeçari ndihet i lumtur që do ta ketë mundësinë ta ndihmojë ekipin e tij të ri, pas eksperiencave që pati në Arsenal, Barcelonë, Stuttgart, Wolfsburg, Birmingham e Krylia Sovetov Samara. “Jam i lumtur që po kthehem në BATE.

Aty i bëra hapat e parë, shkova në Evropë nga këtu. Dëshiroj ta falënderoj klubin e shtëpisë sime. Do ta bëj të pamundurën që ta ndihmoj këtë skuadër”, tha Hleb për ueb faqen e klubit. Mesfushori ofanziv mund të debutojë në Ligën e Kampionëve ndaj ekipit hungarez Debrecen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›