E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodaj: Masa drastike dhe gjatë sezonit veror

Që nga fillimi i ketij sezoni veror, në qarkun e Elbasanit janë evidentuar më shumë se 160 vatra zjarresh të madhësive dhe rreziqeve të ndryshme. Në pjesën me te madhe të rasteve janë konstatuar zjarre aksidentale, ndërsa vetëm pak raste janë konsideruar si zjarrvënie të qëllimshme. Sipas drejtorit të zjarrfikeses së Elbasanit, Aleksandër Hodaj, nga zjarrëfiksja e këtij qarku është bere një punë intensive per lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, por ka veshtiresi të shumta sidomos në zonat pyjore ku mungesa e infrastrukturës ka penguar ndërhyrjen e mjeteve dhe në shumë raste, sipas tij, është dashur edhe ndërhyrja e forcave të ushtrisë.
Ndër rastet e zjarreve me shumë impakt në ketë qark ka qënë pikerisht djegia e pjesshme e Teatrit Skampa, për shuarjen e të cilit eshte dashur edhe nderhyrja e forcave të ushtrisë. Megjithëse rastet e shumta të zjarreve të deritanishme nuk ka pasur deme në njerëz. Temperaturat e larta të diteve te fundit kanë ngritur në gatishmëri repartet e zjarrfikësve në qarkun e Elbasanit dhe sipas Hodaj, forcat e ketij reparti do të jenë në gatishmëri për të reaguar ndaj zjarreve të mundshme që mund të shkaktohen edhe në ditet në vijim.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›