Elbasan dhe Gramsh, zjarri shkrumbon pyjet

30 rrënjë me ullinj ne qytetin e Elbasanit janë shkrumbuar nga zjarri. Flakët janë venë re pasditen e së shtunës dhe janë përhapur me shpejtësi ne një pjese te konsiderueshme te kodrës, në lagjen “Vullnetari”.
Për shkak te terrenit te vështirë, forcat zjarrfikëse kane ndërhyrë me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Mësohet se po punohet për tu bërë e mundur lokalizimi dhe shuarja e plote e flakëve. Ende nuk ka autore te identifikuar për këtë ngjarje, por policia ka nisur hetimet.
Tashmë do të jenë organet hetimore, të cilët së bashku me pronarët e ullishtes së djegur të gjejnë autorët.
Ndërkaq, e njëjta situatë paraqitet dhe në Gramsh, ku janë evidentuar 2 vatra zjarri. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Kuderqan, por terreni mjaftë i vështirë nuk i favorizon aspak zjarrëfikëset për të lokalizuar flakët. Zjarri rrezikon të përhapet.