Hodgson befason: Të imitojmë Danimarkën ose Greqinë
Trajneri i anglezëve u ka kërkuar lojtarëve të tij të luajnë si danezët në 1992-in dhe si grekët në 2004-ën: Vendi na e kërkon. Mendoni për Danimarkën e 1992-it ose për Greqinë e 2004-ës.
Mund të bëjmë si Greqia. Nëse Angela Merkel do të kishte dëgjuar ditën e mërkurë fjalët e Roi Hodgson, do të kishte kërcyer nga karrigia, duke u shqetësuar për një tjetër krizë financiare, por për fatin e mirë të kancelares gjermane trajneri i Anglisë ka folur për shpresat e kombëtares së tij për të fituar Europianin: Vendi na e kërkon. Mendoni për Danimarkën e 1992-it ose për Greqinë e 2004-ës.
Roi e ka pasur seriozisht dhe nëse Anglia, mamaja e futbollit modern, arrin deri në pikën që të krahasohet me danezët që kanë fituar Europianin pasi janë thirrur nga pushimet për të zëvendësuar Jugosllavinë të zhytur në luftë, ose citon Greqinë e tetë viteve më parë, atëherë mund të thuhet se është prekur fundi.
Skepticizëm - Në Angli nuk është parë kurrë një skepticizëm i tillë në prag të një turneu të rëndësishëm. Nuk arrij ta imagjinoj një sukses tonin. Nuk më ka ndodhur të isha kaq pesimist për kombëtaren tonë, ka thënë ish-sulmuesi Alan Shirer. Vetëm Sven Goran Erikson ka kërkuar të ngrejë moralin e anglezëve: Mos e nënvlerësoni Hodgsonin, ka lajmëruar suedezi.
Askush nuk e konsideron një të paaftë Roin e vjetër, që të mërkurën ka festuar muajin e parë si trajner i kombëtares, por që Anglia është një skuadër pa talent, me përjashtim të Runit, ky është një mendim i përgjithshëm.
Një nga simbolet e pesimizmit është Skot Parker, mesfushori 31-vjeçar që luan me Totenhemin: Nuk e mbaj mend herën e fundit që kam marrë pjesë në një turne kaq të rëndësishëm. Ndoshta duhet të kthehem mbrapa në kohë deri te vitet kur luaja me kombëtaren Under 21. Urime.
Polemika - Kjo Angli kaq modeste dhe pa besim në forcat e veta ka zbarkuar dje në 17:47 në Poloni: Runi dhe Kerrol kanë qenë të parët që kanë dhënë autografe, më pas i ka ardhur radha Territ dhe Hodgsonit, i cili ka marrë me vete polemikat për përjashtimin e Rio Ferdinandit nga kombëtarja – nuk është grumbulluar as pas dëmtimit të Kahil: është marrë Keli i Liverpulit – dhe përjashtimin e Kerrik.
Të hënën do të luhet ndeshja me Francën, në Donjeck. Anglezët nuk do të kenë në dispozicion Runin, i vetmi talent i grupit, i skualifikuar për dy ndeshje do të kthehet në dispozicion vetëm kundër Ukrainës dhe mund të jetë shumë vonë.