E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012 hapet me barazimin 1-1 mes Polonisë dhe Greqisë. Rusia shkatërron 4-1 Çekinë dhe kryeson grupin

Euro 2012

Grupi A

Polonia Greqia 1:1

Rusia Republika Çeke 4:1

Kampionati i Europian Euro 2012, që është i 14-ti dhe që mbahet në Poloni dhe Ukrainë  është hapur me takimin Poloni Greqi, takim i cili përfundoi në barazim. Polonia ndonëse është pritëse  ka ndarë pikët me Greqinë,pasi takimi i parë u mbyll 1:1. Ky takim pati gjithçka, gola, penallti, kartonë të kuq, ku në pjesën e parë dominojnë polakët, ndërsa e dyta është për grekët. Robert Levandovki ka shënuar me kokë në minutën e 17-të, pasi mori një top nga e djathta, për ti gëzuar shikuesit e shumtë polakë që gjendeshin në stadium.

Në fund të pjesës së parë, Greqia mbeti me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi Sokratis Papastathopoulos, pas dy të verdhave ndëshkohet me të kuqe.Grekët i befasuan vendësit në minutën e 51-të, kur zëvendësuesi i Sotiris Ninis, Dimitrios Salpingidis shënoin dhe gjithçka shkon në barazim1:1.Portieri polak Szczesny u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69-të, pas ndërhyrjes në zonë ndaj Salpingidis.

Mirëpo, kapiteni Georgios Karagounis e humbi 11 metërshin. Për këtë u përkujdes portieri zëvendësues Przemyslav Tyton.

Ndeshja e dytë e finaleve të Euro 2012 ka dhuruar një fitore të pastër të Rusisë që ka shkatërruar 4-1 Çekinë. Dy gola të Dzagoev dhe nga një të Shirokov e Pavlyuçenko, i siguruan Rusisë fitoren e parë në Euro 2012. Ndërkaq, goli i Pilar ishte i pamjaftueshëm dhe mbeti gol nderi për çekët. Janë çekët ata që e nisin më mirë takimin, por pas 15 minutash, rusët marrin frenat e ndeshjes. Ku shënojnë golin e parë me Dzagoev. Në në minutëminutën e 24-t Roman Shirokov e dyfishoi epërsinë e rusëve.

Në pjesën e dytë, çekët e ngushtuan rezultatin me Vaclav Pilar në minutën e 52-të. Më pas vijnë edhe dy gola të tjerë për rusët, Alan Dzagoev (79) e Roman Pavlyuçenkos (82), i dhanë vulë këtij takimi.

Grupi A

P

W

D

L

F

A

+/-

Pts

RUSSIA

1

1

0

0

4

1

3

3

GREECE

1

0

1

0

1

1

0

1

POLAND

1

0

1

0

1

1

0

1

CZECH REPUBLIC

1

0

0

1

1

4

-3

0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›