Hodhi fëmijën nga ura, arrest me burg babait monstër
SHKODER- Jepet masa e arrestit me burg për 35 vjecarin Eduard Gjoka i cili hodhi fëmijën e tij 2 vjec nga ura mbi lumin Kir në Shkodër, nga një lartësi prej 5 metrash.
Vendimi është dhënë sot gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës për babain e vogëlushit i cili shpëtoi fatmirësisht, edhe pse mbeti i lënduar me disa fraktura.
Akuza që rëndon mbi Eduard Gjokën është ajo e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Gjatë seancës së sotme 35 vjecari mësohet të jetë shprehur se fëmija i ka rënë nga duart dhe se veprimi i tij ishte i paqëllimshëm, por kjo nuk është marrë parasysh nga togat e zeza të cilat kanë llogaritur si kundërfakt largimin me shpejtësi nga vendngjarja të 35 vjecarit.
Ndërsa dy ditë më parë, Gjoka u tha oficerëve të policisë në Shkodër se gjithcka kishte ndodhur si shkak i mosmarrëveshjeve me ish bashkëshorten dhe familjen e saj.
(e.n/BalkanWeb)