Jovanka i kërkon Serbisë kursimet e Titos
BEOGRAD- Jovanka Broz ish-bashkëshortja e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë, kërkon nga Serbia që t’ia paguaj kursimet e Josip Broz Titos.
“Ato nuk janë para të shtetit, por paratë që Titos, derisa po ngroheshin pranë zjarrit në Sutjeskë, ia kishte premtuar historiani Vladimir Dedijer, qysh në kohën e luftës së Dytë Botërore, më 1943”, thekson vejusha e Josip Broz në intervistën për gazetën beogradase ‘Blic’.
Pra, qysh në kohën e ofensivës më të ashpër në Sutjeskë, Tito dhe Dedijer po bisedonin për mënyrën se si Dedijer do të shkruante biografinë Titos, e pastaj ta shiste në Amerikë për para të majme, ndërkaq paratë e honorarit do t’i ndanin së bashku.
“Isha e pranishme kur Dedijer ia dorëzoi Titos honorarin në dollarë. Libri i ishte përkthyer në disa gjuhë, dhe paratë vinin prej andej”, thotë Jovanka Broz, e bindur se këtu bëhet fjalë për para të fituara gjatë martesës me Titon dhe se ato tani do të duhej t’i takonin asaj.
Jovanka Broz e dha këtë intervistë me rastin e botimit të ditarëve të Titos, të cilët ai i mbajti mes viteve 1951-1952. Ajo është e dëshpëruar me faktin që nuk po e pyet askush për librat që botohen, edhe pse ajo, bashkë me Zarko dhe Misa Broz, është pronare e të gjitha të drejtave autoriale.
Në një prej intervistave të shumta “të dhimbshme”, Jovanka u ankua se pushteti aktual serbe nuk po i jep para që ta rinovojë shtëpinë e saj, tavani i së cilës lëshon shiun dhe është në gjëndje të mjerueshme.
(m.a/express/BalkanWeb)