E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodhi foshnjën nga dritarja, arrest me burg për babanë vrasës

Gazeta Shqip

Gjykata ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë ndaj Hysen Bibës, i cili dy ditë më parë tronditi mbarë opinion publik me aktin e tij makabër, duke hedhur nga kati i katërt i maternitetit Koço Gliozheni fëmijën e tij që ishte vetëm treditësh.

Trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg pas kërkesë së prokurorisë për babanë vrasës, ndërkohë që avokati mbrojtës i Bibës ka pretenduar se klienti i tij ka pasur çrregullime mendore gjatë muajve të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur 29-vjeçari Hysen Biba, i cili kishte shkuar në maternitet për të vizituar gruan e tij, Luljeta që kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë, pasi e mori në duart foshnjën, e flaku atë nga dritarja e katit të katërt të maternitetit.

Foshnja i seksit mashkull ka marrë plagë të shumta nga rënia dhe ka ndërruar jetë 15 minuta më vonë në reanimacion.
1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Hodhi foshnjën nga dritarja, ‘arrest me burg’ për babanë vrasës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›