E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës të heqë masat diskriminuese ndaj romëve

Tiranë- Pas shqetësimeve të ngritura nga romët në vend, ka ardhur një raport edhe i organizatës Amnesty International në lidhje me këtë komunitet.

AI u bën thirje Policisë Bashkiake të Tiranës të lejojë që romët të mbledhin mbeturinat pasi ajo është e vetmja burim jetese për ta.

Amnesty International është e shqetësuar për dhunimin potencial të së drejtës së familjeve rome për të siguruar jetesën, shkaktuar nga autoritetet vendore në Tiranë, që nuk i lejojnë ata që të mbledhin mbeturina të riciklueshme. Rreth 700 familje rome në Tiranë jetojnë me mbledhjen e mbeturinave dhe riciklimin e tyre, si burim i vetëm i të ardhurave. Amnesty International e konsideron aksionin e policisë bashkiake si një diskriminim të pajustifikuar kundër romëve,- theuhett në raportin e organizatës.

Më tej raporti tregon se Polica Bashkiake ende nuk ka nxjerrë një arsye mbi këtë masë, por është shprehur se e bën për të mbrojtur mjedisin nga ndotja.

Në përfundim thuhet se të tilla masa diskriminojnë komunitetin rom dhe Amnesty International ka bërë thirrje që Policia Bashkiake të ndalojë veprimet kundër romëve deri në një zgjidhje që mund të arrihet, dhe në veçanti, që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›