E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në maternitet, "arrest me burg" për babanë vrasës

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçarin Hysen Biba i cili mbrëmjen e së hënës hodhi nga dritarja e katit të katër të maternitetit “Koço Gliozheni” foshnjën e tij 3 ditëshe.

Gjykata vendosi që babai vrasës të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së ngjarjes së rëndë.

Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe prokuroria kërkoi masën e arrestit burg pa afat për 29-vjeçarin. Ndërkohë avokati mbrojtës pretendon se klienti i tij ka probleme mendore.

 Ngjarja

Ngjarja e rëndë tronditi të gjithë opinionin publik mbrëmjen e së hënës. Hysen Biba ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet ku kishte lindur djali i tij dhe pasi e ka marrë foshnjen nga krevati i vogël e ka flakur nga dritarja e dhomës ku ishte edhe nëna e tij.

Mjekët thonë se megjithëse kishte fraktura të panumërat në trup dhe hermoragji të brendshme në bark e në kokë, fëmija jetoi dhe për pak minuta por më pas brenda 10-15 minutave vdiq. Ndërkohë mësohet se nëna e foshnjes vazhdon të jetë në gjendje shoku pas kësaj ngjarjeje makabër ku ajo ishte dëshmitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›