Vrasje e 2-fishtë në Dukagjin, babai vret të bijën, më pas vetëvritet

Ndërsa opinioni publik është ende i shokuar me ngjarjen makabre të ndodhur në maternitetin e Tiranës, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur para pak castesh veriun e Shqipërisë. Babai, Mirash Bregu 45 vjecar ka ekzekutuar pa iu dridhur dora vajzën e tij Marjana Bregu, vetëm 14 vjece dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrë, komuna Temal në zonën e Dukagjinit. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, por paraprakisht bëhet e ditur se akti makabër ka ardhur pas një debati për motive të dobëta mes tyre. Grupi hetimor, i cili sapo ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur menjëherë hetimet.