Krimi në familje godet Dukagjinin, babai vret vajzën pastaj veten
Shkodër- Krimi ka goditur sërish në familje, dhe këtë herë në Dukagjin pasi babai ka vrarë vajzën dhe më pas veten.
Policia bën me dije se babai 45- vjeçar Mirash Bregu ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij 14- vjeçare me inicialet M.B, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Arrë të komunës Temal, ndërkohë terreni i thyer ka bërë që policia të mbërrijë me vonesë në vendin e ngjarjes.
Lajmërimi i bluve të Shkodrës është bërë nga banorët e zonës, menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat.
Ndërkohë janë janë duke vijuar hetrimet për zbulimin shkaqeve të ngjarjes, ndërdsa mësohet se vrasja e 14- vjeçares ka ardhur disa minuat pas një grindjeje me të atin.
Një ngjarje tragjike ndodhi pak ditë më parë në kryeqytet ku babi vrau foshnjen e tij 3 ditëshe duke e hedhur nga kati i katërt i maternitetit.
/IDEA/
