Hodhi molotov në protestë, Gjykata la në “arrest shtëpie” protestuesin e opozitës

Dhoma Penale e gjykatës së Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” të kërkuar nga prokuroria në “arrest shtëpie”, për protestuesin e opozitës, i cili hodhi molotov në protestën e fundit dhe rrezikoi jetën e disa gazetarëve dhe operatorëve.
Bëhet fjalë për Sokol Bushkolajn, 49-vjeçar, i cili edhe më herët është proceduar nga Policia për akte dhune gjatë protestave të opozitës para bashkisë së Tiranës.
Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për goditje për shkak të detyrës, shkatërrim i pronës me zjarr dhe shkelje e rregullave më lëndë plasëse.
Disa deputetë të Partisë Demorkatike ishin në mjediset e jashtme të Dhomës Penale, por të gjitha mediat në mënyrë demonstrative zgjodhën të mos filmojnë as procesin gjyqësor dhe as praninë e deputetëve, pasi ditë e protestës operatorët thanë se u ndjenë të rrezikuar teksa kryenin detyrën.
/RTSH/