Sulmi ndaj avokat Mëngjesit, Prokuroria kërkon burg për organizatorin dhe autorët

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht mëngjesin e 29 majit dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e shumë dëshmitarëve që ndodheshin në rrugë.
Për ngjarjen policia ka identifikuar 4 autorë: Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, ku ky i fundit largoi me automjet autorët nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq po zhvillohet me dyer të mbyllura në gjykatën e Tiranës, masa ndaj dy të arrestuarve, Dritan Nano, i dyshuar si organizatori dhe Dorian Alias, për sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Prokuroria e Tiranës ka rikualifikuar veprën penale për vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/