Temperaturat e larta, shtohen vizitat në pediatrinë e Lushnjës

Pediatria e Lushnjes është pushtuar nga një numër i lartë fëmijësh, si pasojë e virozave të stinës. Sipas mjekëve temperaturat e larta kanë shkaktuar një fluks fëmijësh, të prekur nga infeksione dhe virozat e kësaj periudhe.
Shefja e pavionit te pediatrise në spitalin rajonal “Ihsan Çabej” në Lushnje,Hatixhe Spahiu, jep keshilla konkrete per prinderit sesi mund te shmangin komplikacionet tek grupmoshat e vogla nga ngritja e temperaturave.
Mbi 50 femije ne dite marrin mjekim ambulator dhe më pas e ndjekin situaten ne ambjentet e familjes, ndersa raste te komplikuara te renda nuk kanë qenë të shumta ne pediatrine e spitalit “Ihsan Çabej” në Lushnjë.