Cassano nuk kthehet te Sampdoria

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij te Sampdoria, pas promovimit të ekipit në Serie A.
Ylli italian spekulohej se mund të kthehet te klubi nga qyteti i Genovas, mirëpo menaxheri i tij Beppe Bozzo ka insistuar se Cassano nuk do të lëvizë nga San Siro.
“E ardhmja? Do të shohim, por nuk besoj se do të ketë probleme për vazhdimin e qëndrimit të tij në Milan. Nuk mendoj se do të kthehet kurrë te Sampdoria, nuk janë kushtet”, deklaroi Bozzo për Gazzetta dello Sport.