Berisha: Akuzat e Martyt u shkruan nga prokurori serb

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të KiE-së duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të Shqipërisë ndër vite deklaroi se tashmë ky shtet ka arritur nivelin e vendeve të zhvilluar dhe është kthyer nga një vend i lirive të munguara në një vend të lirive të garantuara nga Kushtetuta.
Kryeministri shqiptar bëri thirrje për bashkëpunim dhe presidenca e Shqipërisë në KiE të kthehet në histori suksesi.
Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që i jep liri Eulex për hetime ndaj akuzave të Dick Marty, për të cilat Berisha shprehu se ka ndjerë keqardhje, pasi u shkrua nga një prokuror serb.
“Zyrtarisht jam shumë i interesuar për të hetuar cdo akuzë që ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Ndjej disa keqardhje për nuancat raciste dhe kur mësova se ishte shkruar nga Vukcevic më erdhi më shumë keq. Ne kemi kërkuar ligj të vëtetë që jep gjithë autoritetin EULEX-s për të hetuar . Duhet hetuar plotësisht.- tha Berisha.
Shefi i qeverisë shqiptare duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pranoi se maxhoranca po punon me opozitën për të arritur me konsensus përfundimin e reformës parlamentare, pasi PS theu bllokoi bojktotin në Parlament.
Kryeministri Berisha ndodhet sot në Strasburg, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kjo vizitë bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Berisha iu drejtua Asamblesë me një fjalim, në të cilën foli për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.