Holanda, e dënuar për të marrë tri pikët
Holanda luan kundër ekipit më të nënvlerësuar të grupit, të paktën në letër. Djemtë e Van Marvijk nuk duhet ta diskutojnë fitoren, për të mos e vënë në diskutim kualifikimin. Holandezët e nisin pikërisht ndaj skuadrës së Olsenit dhe rezultati që do arrijnë do të ndikojë edhe në dy sfidat e ardhshme. Po fituan, ata do të jenë në një gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe me vetëbesim për të siguruar kualifikimin. Në të kundërt, do ndihen në presion, çka mund tu shkaktojë jo pak probleme kundër gjermanëve dhe portugezëve. Gjithsesi, përveçse janë të dënuar për të fituar ndaj Danimarkës, ata kanë të gjitha kushtet për tia dalë mbanë. Me futbollistë të shpejtë nga krahët, si Roben apo Afelaj, me një finalizues të shkëlqyer si Van Persi, me fantazinë e Shnajderit, Danimarka do ta ketë thuajse të pamundur që ta ruajë të paprekur portën.
Formacionet
Holanda: Stekelenburg, Van der Viel, Heitinga, Bouma, Vilems, Van Bomel, De Jong, Roben, Shnajder, Afelaj, Van Persi. Trajner: Van Marvajik
Danimarka: S.Andersen, Jakobsen, Kjaer, Ager, Poulsen, Kvist, Romedahl, Sibelbauer, Eriksen, Krohn-Dehli, Bendtner. Trajner: Olsen.