Penalltitë, detyrë e Ronaldos

Cristiano Ronaldo insiston se do të marrë përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltive për Portugalinë gjatë Euro 2012.
Sulmuesi i Real Madridit shkëlqeu me paraqitjet e tij për gjigantin spanjoll, gjatë sezonit të fundit në rrugë drejt triumfit në La Liga, duke shënuar 46 gola në 38 ndeshje, 12 prej të cilëve nga pika e bardhë.
“I kam ekzekutuar mirë penalltitë gjatë sezonit, andaj do të jenë detyrë e imja edhe në Euro 2012. Por, duhet të lavdëroni portierët që i kanë pritur goditjet e mia”, deklaroi Ronaldo para ndeshjes me Gjermaninë.