E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i Ferdinandit me Anglinë

Rio Ferdinand frikësohet se karriera e tij ndërkombëtare ka ardhur në fund. Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, 33 vjeç, nuk u ftua në ekip për Euro 2012 nga selektori i ri i Anglisë, Roy Hodgson. Në deklaratat e publikuara nga tabloidi The Sun, Ferdinand u shpreh pesimist rreth vazhdimit të karrierës së tij me ekipin kombëtar.

“Mund të thuhet se karriera ime me Anglinë ka përfunduar”, tha Ferdinand. Por, ai insiston se kurrë nuk do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, përderisa vazhdon të luajë në nivelin e klubeve.

“Nëse nuk jam duke u ftuar tani, sidomos kur ka futbollistë të lënduar, është vështirë se do të inkuadrohem në të ardhmen. Megjithatë, nuk tërhiqem nga Kombëtarja”, përfundoi Ferdinand, i cili nga viti 1997 ka bërë 81 paraqitje për Anglinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›