Messi nuk është ende lider

Tashmë një vit, Lionel Messi bart fanellën e kapitenit të Argjentinës, por rruga drejt shndërrimit në një lider është ende e gjatë. Kështu mendon ish-selektori i Gauçosëve, legjenda Diego Armando Maradona.
“Messi ka marrë shiritin e kapitenit falë golave dhe lojërave të mira të tij, por me kalimin e kohës do të mësojë të jetë edhe lider i ekipit”, deklaroi Maradona për Fox Sports.
“Liderët lindin dhe për t’u bërë i tillë nuk është lehtë”, përfundoi ai. Nga shumëkush, Messi konsiderohet pasardhës i Maradonës në ekipin e Argjentinës.