Holanda kufizon shitjen e marihuanës

Holanda nis sot kufizimin e shitjes së kanabisit për vizitorët. Duke filluar që sot marijuana do t`iu shitet vetëm vendasve, duke anuluar kështu politikën kombëtare të gjatë prej disa dekadash.
Banorët në pjesën jugore të vendit, tani duhet të nënshkruajë një "kartë kanabisi", që do t`i lejojë ata që të blejnë kanabis nga lokalet.
Kanabisi është teknikisht i paligjshëm, por në sasi të vogël nuk penalizohet.
Disa holandezë mirëpresin ndryshimin, sepse ata janë të lodhur nga bllokimi i trafikut, zhurmat, dhe tregtarët e drogës që furnizojnë miliona vizitorë të huaj të tërhequr nga ligjet liberale ndaj drogës.
Pronarët e kafeneve në qytetin jugor të Mastrihtit planifikojnë të injorojnë masat e reja.