E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, Kina prijnë për piraterinë

SHBA-ja ka theksuar se Rusia dhe Kina janë në mesin e shteteve të cila që nuk pengojnë piraterinë.

Përfaqësuesit e Tregtisë e kanë renditur Rusinë në listën prioritare të mbikëqyrjes për të 16-in vit me radhë, ndërsa Kinën për të tetin vit me radhë.

Ukraina ka hyrë në listë për herë të parë që nga viti 2007, meqë konsiderohet se ka pësuar kthim prapa në reforma. Edhe Pakistani gjendet në listë.

Lista prioritare nuk kërcënon me sanksione, por ka për qëllim që t`i bëjë me dije qeverive, të luftojnë piraterinë dhe të avancojnë me ligjet për mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të drejtës të autorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›