Holanda në finalen e madhe të Johanesburgut
Evropianët ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e 18-të me anë të Van Bronkhorst. Kapiteni i “tulipanëve” lëshoi një predhë nga jashtë zone, e cila përfundoi në portën e Muslerës.
Kur dukej se pjesa e parë po mbyllej me avantazhin e holandezëve, kapiteni uruguaian Diego Forlan përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke shënuar një supergol nga jashtë zone. Me rezultatin 1-1 mbyllet edhe kjo pjesë.
Në fillimin e pjesës së dytë Uruguai dukej më i freskët në veprimet me topin, por pa arritur të konkretizojë. Kur loja po futej në qetësi, Uesli Shnajder lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës duke i rikthyer avantazhin holandezëve. Pa kaluar akoma tre minuta nga ky gol, Arien Roben përfiton nga një krosim i Dir Kajtit, duke e dërguar topin në rrjetë për të tretën herë.
Ky gol u duk si goditja e fundit për latinët, por minutat shtesë kishin rezervuar edhe emocionet më të mëdha të krejt takimit. Në minutën e parë shtesë Pereira ngushton shifrat në 3-2, duke rihapur gjithçka në atë pak kohë të mbetur. Megjithëse Uruguai krijoi edhe mundësi të tjera për të barazuar, gjithçka përfundoi në favorin e evropianëve.
Kështu, Holanda del për të tretën herë në finalen e një kampionati Botëror, pasi më parë ka dështuar në vitet 1974 dhe 1978. Holandezët e drejtuar nga Bert van Marvijk do të presin në finalen e madhe të Johanesburgut më 11 korrik fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Gjermani-Spanjë.