Shuster: “Gjermania, më e mirë se Spanja”

Ish-trajneri i Realit të Madridit, gjermani Bernd Shuster, tha për radion spanjolle “Marca”, se Gjermania ka një avantazh të lehtë në raport me Spanjën në prag të ndeshjes gjysmëfinale.
“Shoh një Gjermani në momentin më të mirë të saj, për atë që ka shfaqur, për rezultatet. Nuk është e njëjtë të fitosh 4-0 me Argjentinën dhe 1-0 me Paraguain. Këtu qëndron diferenca. Megjithatë, Spanja i ka të gjitha mundësitë të fitojë me Gjermaninë, por këtë do ta tregojë më mirë fusha”.
Shuster ndau opinionin e tij se në lidhje me polemikën nëse duhet të luajë Fernando Torres apo jo. “Për muaj ka një pikë në favor për të luajtur Torresi dhe se gjermanët e tremben atij. E kujtojnë për Europianin, dhe për golin e tij. Ata janë shumë të kënaqur pasi Fernando Torres nuk është në momentin më të mirë të tij”.
Shuster mburr ekipin gjerman: “Gjermania i ka suprimuar të gjithë. Nuk shpresonim se do të luante në atë mënyrë të atillë. Nga ana tjetër, Spanja, si gjithmonë, më pak e shkëlqyer, por shumë efikase”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili