Riformatimi i kombëtareve
Gjithsesi, pas katastrofës, ato e kanë lënë pas përvojën e hidhur dhe kanë filluar të hedhin në letër skuadrat me të cilat do të përfaqësohen në botërorin e ardhshëm në Brazil më 2014-ën. Për Francën, Anglinë, Brazilin dhe Argjentinën alternativat nuk mungojnë. I marrim me radhë.
Franca
Loran Blank vjen në krye të kombëtares trikolore me detyrën e vështirë për t’i dhënë një frymë të re ekipit, pas problemeve që lindën në tokën afrikane me ish-trajnerin Domenek. Në Francën e së ardhmes do të mungojnë Abidal, Gallas, Govu, Maluda, Henri dhe Anelka. Ndërkaq, emri rreth të cilit do të ndërtohet ekipi është Joan Gurkuf. Patris Evra do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares, kurse Riberi, atëherë 31 vjeç, nuk e ka vendin plotësisht të sigurt. Sulmi mund të përbëhet nga dyshja premtuese Nasri-Benzema. Emra të tjerë janë Sakho (datëlindja 1990), Corchia, Diabi, M’Vila, Capoue, Sankhare, Modeste dhe Obertan.
Anglia
Ky mund të ketë qenë botërori i fundit për Ferdinandin, Terrin, Zherrardin dhe Lampardin, ndërsa Lenon, Milner, Xhonson dhe Runi e kanë qysh tani një vend në kombëtaren e së ardhmes. Dilema e vetme vazhdon të mbetet porta, ku alternativat janë Hart (datëlindja 1987) dhe Muamba i Boltonit, i cili premton për të ardhmen. Sinjale pozitive ka dhënë Rose i Totenhemit, Karol i Njukasëllit dhe Gosling i Evertonit. Ky i fundit mund të jetë baza e mesfushës.
Brazili
Sipas të gjitha gjasave, Brazili i ri do të drejtohet nga ish-milanisti Leonardo, i cili ka treguar se ka synime të qarta përsa i përket lojës sulmuese. Kjo i shkon për shtat federatës, që synon t’i rikthejë identitetin “Selesaos”. Vendin e sigurt e ka mesfushori i Benfikës, Ramires, ndërsa në dyshim janë portieri Hulio Sezar, mbrojtësi Tiago Silva dhe sulmuesi Robinjo. Me siguri në botërorin e “shtëpisë” do të jenë Pato dhe i riu Dagllas Kosta. Gjithashtu, është një “ushtri” e tërë të rinjsh që presin të veshin fanellën e verdhë: Xhuliano (1990), Toloi (1990), Alan Kardec (1989), Koutinjo (1992), Neimar (1992), Paolo Henrike Ganso (1989), Diego Renan (1990), Aleks Tekseira (1990), Mailson (1989) dhe Keirrson (1988).
Argjentina
Kombëtarja që u përfaqësua në Afrikën e Jugut ishte në një moshë relativisht të re, kshtu që një pjesë e mirë e elementëve mund të jenë edhe në botërorin e ardhshëm. Cilido qoftë trajneri, do të ketë punë me mbrojtjen dhe mesfushën. Nikolas Otamendi mund të jetë baza e repartit të prapavijës, ndërsa portieri Romero mund të mbajë vendin e titullarit nëse vazhdon të përmirësohet. Të sigurta janë largimet e Burdizos, Hajnces, Veronit, Demikelisit, Samuelit, Palermos dhe Militos, ndërkohë që Mesi, Higuain, Pastore, Aguero, Maskerano, Tevez dhe Di Maria me siguri do të jenë në Brazil. Të rinj që duhen vëzhguar me kujdes janë edhe Sebastian Emanuel Gonzalez (1992), Mauro Alberto Diaz (1991), Nervo (1991), Rogelio Funes Mori (1991), Franko Zukulini (1990), Salvio (1990), Piati (1989), Di Santo (1989) dhe Meza (1990).