Mojash Radoniç, trajner i ri i Vllaznisë
Në këtë mënyrë merr fund edhe dilema për njeriun që do të drejtojë Vllazninë në sezonin e ri, në një garë me 11-të kandidatura. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, duke vlerësuar dhe pasur në konsideratë përvojën dhe karrierën e pasur të Radoniçit si futbollist e më pas si trajner dhe së fundmi edhe seleksioner i futbollistëve të kombëtares malazeze, ka shprehur besimin se Vllaznia me të do të arrijë suksese.
Nga ana e tij, trajneri malazez, duke falenderuar stafin e klubit kuqeblu për besimin që i ka dhënë, theksoi se ndjehet i emocionuar që rikthehet në këtë qytet, kur shumë vite më parë ka luajtur si futbollist i Buduçnostit kundër Vllaznisë. Radoniç tha se sëbashku me stafin e tij do t’i kushtojë një vëmendje të madhe elementit të ri, i cili sipas tij, me aq sa ka vëzhguar, është shumë premtues në ekipin U-19 të Vllaznisë.
Gjatë ceremonisë presidenti Fushaj prezantoi edhe zëvendësin e malazezit, i cili është trajneri i ekipit U-19, Elvis Plori, ndërkohë që në detyrën e trajnerit të portierëve do të jetë Avenir Dani. Një tjetër prezantim në këtë ceremoni ka qënë edhe ai i portierit Vujadonaviç, i cili ka qënë kapiten i Buduçnostit në fitoren e Kupës së Malit të Zi.