Gjermani-Spanjë, botërori mëson finalistin e dytë
Në orën 20:30 dy gjigandët e futbollit botëror do të përplasen në Durban dhe gjermanët kanë rastin më të mirë për t’u hakmarrë për humbjen në finalen e kampionatit europian dy vite më parë. Nga ajo mbrëmje në Vjenë kanë mbetur 19 “të mbijetuar”: tetë nga Gjermania dhe 11 nga Spanja.
Gjermanët kanë sulmin më të mirë të botërorit deri tani me 13 gola, por statistikat tregojnë se Spanja ka sulmuar më tepër nga të gjitha. Nëse ia del, për “tërbimin e kuq” do të jetë e para finale botërori në historinë e vet. Me shumë mundësi Visente del Boske do të hedhë në fushë 11-shen e ndeshjes me Paraguajin, pra një tjetër mundësi për Torresin për t’u zhbllokuar. Kurse Joakim Lëv duhet të zgjedhë njërin mes Troçovskit, Krosit dhe Kakaut për të zëvendësuar Tomas Mylerin i cili mungon për asye kartonësh.
Ndoshta çelësat e sfidës do të jenë sulmuesit David Vila dhe Miroslav Klose, prej të cilëve pritet shumë. I pari ka shënuar pesë nga gjashtë golat e Spanjës në këtë botëror dhe është vetëm një gol larg rekordit të Raulit si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së kuqe. Kurse Klose synon një tjetër rekord: nëse shënon sot, barazon Ronaldon me 15 gola gjithsej në kampionatet botërorë.
Gjermani – Spanjë, formacionet e mundshme:
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Friedrich, Mertesacker, Boateng; Khedira, Schweinsteiger; Kroos, Ozil, Podolski; Klose
Spanja (4-1-4-1): Casillas; Sergio Ramos, Piqué, Puyol, Capdevilla; Busquets; Iniesta, Xavi, Xabi Alonso, Villa; Torres
Gjyqtar: Kassai (Hungari)