Holanda në pritje të qeverisë së re
Shtatë javë pas zgjedhjeve parlamentare, në Holandë do të krijohet një qeveri e re: një qeveri liberale-konservatore e pakicës, që mbështetet nga partia e popullistëve të djathtë.
Geert Wilders ia arriti qëllimit: pikërisht nga ai, urrejtësi i zjarrtë i fesë islamike dhe kundërshtari i migracionit, do të varet gjatë viteve të ardhshme, nëse qeveria do të gjejë shumicën e duhur në parlament për vendimet e saj.
Liberalët e djathtë dhe demokristianët do të krijojnë qeverinë e pakicës, e cila do të lejohet të punojë si e tillë nga Wilders.
Gjatë javëve të ardhshme do të fillojnë bisedimet mes tri palëve. Mark Rutte, kryeministri i mundshëm i ardhshëm holandez dhe shef i liberalëve të djathtë, theksoi:
"Ne kemi biseduar për çështjet më të rëndësishme, pra shkurtimet në buxhetin shtetëror, sigurinë në vend e deri në çështjet e migracionit. Nuk kemi marrë ende ndonjë vendim, por kemi arritur në bindjen se mes nesh ekziston aq besim, sa të fillojmë bisedimet për marrëveshje."
Sidomos demokristianët, partia më e vogël që do të bëjë pjesë në qeverinë e ardhshme të pakicës, kanë ende probleme me faktin se do të varen nga vendimet e Wilders-it.
Por, shefit të saj, Maxime Verhagen, nuk i mbeti zgjidhje tjetër, veçse të pranonte kushtet për krijimin e një qeverie të tillë.
Të gjitha bisedimet e mëparshme për krijimin e një qeverie të qendrës së majtë dështuan.