SHBA; dyshime për numrin e viktimave në Irak

Ushtria amerikane ngre pikepyetje mbi shifrat e publikuara nga qeveria irakiane, sipas të cilave korriku është muaji më vdekjeprurës në dy vitet e fundit në Irak. Ushtria amerikane tha se gjatë korrikut në Irak janë vrarë 222 vetë, një shifër kjo më pak se gjysma e asaj të publikuar nga Ministria irakiane e Shëndetësisë dhe ajo e Brendshme, e cila është 535 vetë.
Sipas shifrave të dhëna nga Iraku, numri i të vrarëve është më i lartë që nga maji i vitit 2008, kur pati 563 viktima. Që nga marsi, kur zgjedhjet parlamentare nuk nxorën një fitues të qartë, në Irak është shuar së tepërmi dhuna. Zyrtarët druhen se kryengritësit mund të jenë duke përfituar nga ngërçi politik, për të dëmtuar arritjet në fushën e sigurisë. Këto shifra publikohen ndërsa SHBA përgatiten t’i japin fund operacioneve luftarake në Irak.
Delina Bitraku < I mëparshmi