Min.Financave: Një pjesë e eurobondit për të shlyer deficitin buxhetor
TIRANE- Një pjesë e eurobodit që Shqipëria do të emetojë në tregun ndërkombëtar do të përdoret për të financuar deficitin buxhetor, tregues që ka arritur vlerën e 49.7 miliardë lekëve. Ndërkohë, Ministria e Financave është e vendosur që të marrë një tjetër borxh , por kësaj radhe nga bankat që operojnë në vend për të mbuluar deficitin në arkën e shtetit.
“Në rast të emetimit të eurobondit për të cilën Ministria e Financave po pret momentin më të përshtatshëm dhe stabilizimin e tregjeve të kapitalit, pjesa e të ardhurave prej tij që do të mbeten pas shlyerjes së kredisë sindikale të marrë vitin e kaluar, mund të shkojë për të maturuar një pjesë të borxhit të brendshëm afatshkurtër, për të zëvendësuar një pjesë të huamarrjes së brendshme me të ardhura në euro nga jashtë.” shpjegoi Xhentil Demiraj, drejtor i borxhit në Ministrinë e Financave.
Ministria e Financave ka planifikuar që deficiti buxhetor prej 49.7 miliardë lekë të financohet në masën 39.6 miliardë lekë nga huamarrja e brendshme dhe 10.1 miliardë lekë nga financimi i huaj nëpërmjet kredive të zhvillimit. Zyrtarët e këtij dikasteri bëjnë të ditur se interesat e bonove në tregun e brendshëm kanë pësuar rënie dhe kjo përkthehet në një reduktim të kostove për buxhetin e shtetit.
(e.n/news24/BalkanWeb)