E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e grupit të PS: Dokle nënkryetar Kuvendi

Kështu, Namik Dokle, do të jetë nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, përkrah Jozefina Topallit, si kryetare dhe nënkryetarit tjetër Nasif Naço nga Lëvizja Socialsite për Integrim.

Përbërja e Kryesisë të Grupit Parlamentar, miratuar në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist është:
Erjon Braçe - NënKryetar
Vasilika Hysi - NënKryetare
Saimir Tahiri- NënKryetar
Eduard Shalsi - NënKryetar
Taulant Balla - Sekretar i Grupit Parlamentar

Në drejtimin e komisioneve të Parlamentit, Grupi Parlamentar Socialist vendosi:

Fatmir Xhafa - NënKryetar i Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Mimi Kodheli - NënKryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Arta Dade - NënKryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme
Ermelinda Meksi - Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian
Ilir Gjoni - NënKryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Et'hem Ruka - Kryetar i Komisionit për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetin
Ilir Beqaj - NënKryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Valentina Leskaj - Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Të gjithë emrat e propozuar, ku janë miratuar edhe ato të nënkryetarëve, do të dërgohen nesër në Kuvend, ku priten të miratohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›