Berisha sulmon Ramën: Ktheu bllokmenët në PS
Kreu i qeverisë ishte sot në Fushë Krujë, në një tjetër përurim, teksa ka deklaruar se opozita mohon çdo arritje të qeverisë.
“Sot, në politikën shqiptare po realizojmë përpjekjen e madhe shqiptare, për integrimin evropian, mendimin evropian shqiptar, përpjekjen për ndërtimin e Shqipërisë evropiane, investimet e mëdha , në rrugë, ura, shkolla, kanalizime, spitale, në të gjitha fushat, një ekonomi e cila qëndron jashtë krize dhe përballon me dinjitet pasojat e saj. Por krahas saj , të dashur qytetarë dhe qytetare është rikthyer kultura e Bllokut, me ardhjen në krye të Partisë socialiste të pinjollëve të Bllokut, në Shqipëri bëhet një propagandë moniste, të cilën etërit do tua kishin lakmi", tha Berisha, teksa ka shtuar se për “Partinë Socialiste, nuk ndërtohen as rrugë dhe as spitale”.
Më tej, Berisha u shpreh se më 1 Korrik, do të ketë rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve, rritja e pa parë deri më tani në vendin tonë. Kryeministri Berisha mori pjesë sot, në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rindërtimin dhe shtesën e re të Shkollës 9- vjeçare Nr.1 të Fushë-Krujës.
Ky investim prej 71 milion lekësh të reja ka krijuar për nxënësit, një mjedis bashkëkohor, modern që përfshin 31 klasa të reja, laboratorë informatike, kimie, fusha sportive, palestër dhe bibliotekë.