E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i SK Tirana, Bamir Topi i ftuari special në “Skaner Kampionat”

Presidenti i SK Tirana, Bamir Topi do të jetë i ftuari i vecantë i emisionit më të ndjekur sportiv "Skaner Kampionat" në televizionin prestigjioz "AlSAT.
Albania-sport.com e mësoi këtë nga bashkëpunëtorët e afërt të ideusit dhe drejtuesit i serialit të sukseshëm sportiv, Gert Carcani. Është hera e parë që nënkryetari i Partisë Demokratike do të flasë në një rubrikë sportive, por jo kontakti i parë me gazetarët e TV "ALSAT", ku më parë ka dhënë edhe intervista ekskluzive me rastin e zgjedhjes së tij si president dhe pas ndeshjes Vllaznia-Tirana.
Deputeti Topi ka zgjedhur një ditë të "vështirë" për të qenë në emisionin e Carcanit, pasi ditën e shtunë disa ore me perpara,do të luhet derbi i 125-të i kryeqyetit Partizani-Tirana, "fatin" i të cilit është e vështirë ta përcaktosh. Sidoqoftë, presidenti i SK Tirana, Bamir Topi njihet për njohuritë e tij të thella për futbollin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›