Partizani-Tirana, derbi për kreun e Superligës

Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa" do të jetë brenda shtatë ditësh arena e derbit të dytë kryeqytetas, ai që gjithmonë është konsideruar si më i rëndësishmi dhe më intriguesi: Partizani-Tirana. Dy ekipe, ku njëri është rekordmen i fitimit të Kupës (15 herë) dhe tjetri është rekordmen i titujve kampion, Tirana (22 herë). Një ndeshje që e zhvilluar në orën 19:00 dhe në prozhektorët e "Qemal Stafës" pritet të prodhojë spektakël dhe sigurisht edhe gola, ku në 124 sfidat e mëparshme ka patur rezultate të tilla si 8-0, 7-3, 5-2, 3-3, 4-0, 3-1 apo dhe i fundit 2-2, një barazim i sforcuar i Partizanit që pretedonte të KUPËN UEFA.
Sfondi i ndeshjes
Partizani pas katër javësh kryeson kampionatin me 10 pikë (3 fitore dhe 1 barazim), ndërsa Tirana ndodhet në vendin e tretë me 8 pikë (2 fitore dhe 2 barazime). Një diferencë (+2) që flet në favor të "kuqve" të Neptun Bajkos, por që kanë zhvilluar në këto katër javë ndeshje relativisht të lehta: Apoloninë në javën e parë, Teutën në të dytën, Luftëtarin në tretën dhe Besën në javën e katërt. Tirana nga ana e saj ka përballuar kampionin Elbasani, Kastriotin modest, Vllazninë në një ndeshje të paragjykuuar dhe së fundi Dinamon, rivalin tjetër kryeqytetas.
Statitistikat e ekipeve
Edhe pse Tirana është rekordmene në tituj kampionë (përshirë dhe ato të paraclirimit), prapë se prapë "pjata e fitoreve" anon nga Partizani. Në 124 ballafaqime midis dy rivalëve të mëdhenj nga viti 1948 e deri në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, Partizani ka fituar 51 takime, 16 fitore më shumë se Tirana (36), që ka dominuar totalisht në 10 vitet e fundit. 38 barazime janë rregjistruar në takimet direkte në kampionat, ndërsa golaverazhi flet dukshëm për Partizanin: 183 gola të shënuar kundër 141 të pësuar.
Formacionet
Trajneri Bajko në ndeshjen e Kupës kundër Gramozit pati shërbimet e Muzakës së rikuperuar dhe brazilianit Zhunjor të rikthyer te të kuqtë pas një sezoni mungesë. Por, në takimin e rëndësishëm kundër Tiranës tekniku 60-vjecar (një herë kampion me Partizanin) do të vendosë përballë trajnerit 43-vjecar Mirel Josa (një herë kampion me Tiranën) formacionin me të cilin mposhti Besën e Kavajës në Durrës: Shehi në portë, mbrojtja përbëhet nga Kardek, Ndreka, Hallaci' mesfusha nga Beqiri, Dhëmbi, Gjyla, Dorian Bylykbashi dhe Babamusta. Sulmi i është besuar sërish 20-vjecarëve Abilaliaj me Progrin, por me alternativë si Muzakën dhe Zhunjor për nga një pjesë loje.
Trajneri bardheblu Josa, do të rreshtojë Nallbanin në portë, Dede, Pisha, Abraham në mbrojtje. Në mesfushë : Allmuca, Mukaj, Bulku, Fish, Patushi (i rikthyer nga pezullimi). Sulmin e përbëjnë shënuesit e dy golave të fundit për Tiranën në ndeshjen kundër Dinamos: Salihi dhe Pema. Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani dhe mesfushori Klodian Duro vazhdojnë ende të jenë të dëmtuar.
Dhjetë ndeshjet e fundit
13.05.2006 Partizani Tirana 2 – 2 (Kampionat)
29.03.2006 Tirana Partizani 1 – 1 (Kupë)
19.03.2006 Tirana Partizani 1 – 0 (Kampionat)
15.03.2006 Partizani Tirana 2 – 3 (Kupë)
22.12.2005 Partizani Tirana 1 – 0 (Kampionat)
29.10.2005 Tirana Partizani 1 – 0 (Kampionat)
30.10.2005 Tirana Partizani 4 – 0 (Kampionat)
19.02.2005 Partizani Tirana 0 – 1 (Kampionat)
11.12.2004 Tirana Partizani 3 – 3 (Kampionat)
02.10.2004 Partizani Tirana 2 – 5 (Kampionat)