Holanda po voton

Votuesit holandezë po votojnë sot në zgjedhje, të cilat u dominuan nga shqetësimet rreth krizës së eurozonës.
Sondazhet e opinionit thonë se partia e qendrës së djathtë liberale e kryeministrit Mark Rut dhe ajo e qendrës së majtë, Partia e Punës, janë shumë afër njëra-tjetrës.
Rut dëshiron të ulë deficitin e Holandës, ndërsa Diederik Samsom nga Partia e Punës po promovon shpenzimet për programin e krijimit të vendeve të punës.
Zgjedhjet janë shpallur, pasi Partia e Lirisë e Gert Wilders tërhoqi mbështetjen e saj për politikën fiskale të qeverisë.
Partia e Lirisë ka bërë fushatë për tërheqje nga euro dhe Bashkimin Evropian.
Analistët thonë se rezultati i votimit do të jetë i rëndësishëm për fushatën e Gjermanisë mbi disiplinën fiskale në eurozonë.