E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, më i mirë pa Lavezzin

Legjenda italiane, Fabio Cannavaro beson se ish klubi i tij Napoli ka përfituar nga shitja e përfaqësuesit argjentinas, Ezequiel Lavezzi.

Ky i fundit, pasi kaloi disa sezone në San Paolo, vendosi të largohej në drejtim të Paris Saint Germainit, për 30 milionë euro.

“Në Napoli e shoh një ekip më të balancuar, më komplet, në krahasim me kohën sa ishte Lavezzi. Do t’i rekomandoja të gjithë lojtarët të shkojnë në Napolit, është një vend mirënjohës dhe i suksesshëm”, theksoi ish ‘Topi i Artë’ për ‘Tuttosport’.

Ai e ka lavdëruar edhe vëllanë Paolo Cannavaro, për të cilin thotë se është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali për momentin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›