E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë-Shqipëri, rruga drejt sfidës në “Amsterdam”

Holanda dhe Shqipëria do të diskutojnë të mërkurën e ardhshme ndeshjen e tretë historike midis tyre dhe të parën në fushatën kualifikuese brenda Grupit G të Euro 2008.
Dy ndeshjet e para, Holanda i ka fituar me rezultatin e njëjtë 2-0, por të vlefshme për kualifikueset e Angli 1966.
Kjo është hera e parë që ekipet ndeshen për një kompeticion europian,
Në ndeshjen e fundit në Grupin G, Holanda barazoi me Bullgarinë 1-1 në Sofie, të shtunën, më 7 tetor, ndërsa Shqipëria humbi në shtëpi me Rumaninë 2-0, një muaj më parë, më 6 shtator.
BALLE PER BALLE NE "AMSTERDAM ARENA"
PIKËT: HOLANDA: 7, SHQIPËRIA: 1
HOLANDA në tre takime ka arritur dy fitore dhe një barazim. SHQIPËRIA në dy takime ka një barazim me Bjellorusinë dhe një humbje me Rumaninë.

GOLAT E SHËNUAR: HOLANDA: 5, SHQIPËRIA: 2
HOLANDA ka shënuar 5 gola në tri takimet e zhvilluara, ku dallohet nëj emër Robin Van Persie, autor i tre golave. Nga një gol kanë shënuar Dirk Kjuit dhe Joris Mathijsen.
SHQIPËRIA në dy takime ka shënuar 2 gola: Ervin Skela me penallti dhe Besnik Hasi me një goditje direkte shënuan në barazimin 2-2 kundër Bjellorusisë në Minsk.

GOLAT E PËSUAR: HOLANDA:1, SHQIPËRIA: 4
HOLANDA ka pësuar vetëm një gol në 270 minuta lojë, dhe këtë e ka pësuar nga bullgari Marin Petrov në ndeshjen Bullgari-Holandë 1-1.
SHQIPËRIA ka pësuar katër gola në dy ndeshje: dy i ka pësuar portieri Ilion Lika në ndeshjen Bjellorusi-Shqipëri (2-2) dhe dy të tjerët i ka pësuar portieri Arjan Beqaj në takimin Shqipëri-Rumani (0-2), njërin nga pika e bardhë e penalltisë.

RENDITJA AKTUALE Grupi G
Ekipet ND F B H GSH GP GD Pike
Rumania 3 2 1 0 7 3 4 7
Holanda 3 2 1 0 5 1 4 7
Bullgaria 3 1 2 0 6 3 3 5
Sllovenia 2 1 0 1 2 3 -1 3
Shqiperia 2 0 1 1 2 4 -2 1
Bjellorusia 3 0 1 2 3 8 -5 1
Luksemburgu 2 0 0 2 0 3 -3 0

NDESHJET E DATËS 11 TETOR 2006
Bjellorusi-Slloveni
Luksemburg-Bullgari
Holandë-Shqipëri
Rumania pushim

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›