E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina shënon fitore në fushën e vështirë të Besianës

Tre minuta para se të përfundojë ndeshja, Mervan Hoxha me golin e shënuar ka shtangur mbi 2000 shikuesit në stadiumin e qytetit në Besianë, duke i siguruar fitoren Prishtinës në një duel mjaft të fortë dhe interesant ndaj skuadrës së Hysit në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndonëse vendësit krijuan disa raste dhe qëlluan tri herë shtyllën, futbollistët mysafirë e ndëshkuan kundërshtarin që kishte dominuar ndeshjen.
"Fusha me baltë ka penguar futbollistët e mi që të demonstrojnë lojën që dinë. Fitorja jonë është plotësisht e merituar, kurse loja e nikoqirëve më ka befasuar për të mirë", ka thënë tekniku prishtinas, Kujtim Shala, pas ndeshjes.

Rezultatet - Java 9

Kosova (P) - Kosova (V) 1:1
KEK-u – Shqiponja 1:1
Besiana – Flamurtari 2:1
Drenica – Besa 1:2
Hysi – Prishtina 0:1
Gjilani – Vëllaznimi 1:0
Trepca ‘89 – Ferizaj 1:0
Liria – Trepca nuk u zhvillua

1. Kosova (V) 9 5 4 0 12:7 19
2. Prishtina 9 5 2 2 14:8 17
3. Ferizaj 9 4 4 1 12:8 16
4. Gjilani 9 5 1 3 9:6 16
5. Trepca '89 9 4 2 3 15:9 14
6. Besa 9 4 2 3 19:14 14
7. Shqiponja 9 4 2 3 11:7 14
8. Besiana 9 4 2 3 15:12 14
9. Trepca 8 3 5 0 9:6 14
10. Flamurtari 9 4 1 4 14:14 13
11. Drenica 9 4 1 4 15:16 13
12. KEK-u 9 3 1 5 16:15 10
13. Liria 8 2 3 3 12:12 9
14. Hysi 9 2 2 5 11:16 8
15. Vëllaznimi 9 1 1 7 5:18 4
16. Kosova (P) 9 0 1 8 6:27 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›